Bashkimi Europian nis të hakmerret ndaj autoriteteve amerikane, duke nisur procedurat për vendosjen e vizave për shtetasit amerikanë.
Të enjten në Bruksel, eurodeputetët do të votojnë në seancë plenare rezolutën drejtuar Komisionit Europian për vendosjen e përkohshme të vizave për shtetasit amerikanë, si përgjigje kundër vendimit të Washingtonit për të mos hequr vizat për shtetasit nga Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Polonia dhe Rumania.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo procedurë është hapur që nga viti 2016, pas reagimit negativ nga autoritetet amerikane për të hequr vizat për të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe për të zbatuar parimin e reciprocitetit.