Rreth 100,000 fëmijë janë ngujuar në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme në enklavën e mbetur nën okupimin e ISIS-it në Mosul të Irakut, ka thënë të hënën Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Fëmijët janë përdorur si mburoja njerëzore nga kryengritësit apo janë zënë mes plumbash në betejë, ka thënë UNICEF-i në një komunikatë për media. Disa prej tyre janë detyruar të marrin pjesë në luftime. Spitalet dhe klinikat janë vënë nën sulm, thuhet më tej në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi pranuar raporte alarmuese të civilëve përfshi disa fëmijë që janë vrarë në Mosulin perëndimor”, ka thënë UNICEF-i. “Disa raportohet të jenë vrarë derisa po tentonin me çdo kusht të iknin nga luftimet të cilat intensifikohet nga ora në orë”, transmeton Koha.net.
Një ekip televiziv i Reutersit ka parë trupa të pajetë të dhjetëra civilëve, përfshirë fëmijë, të shtrirë në një rrugë frontale, me gjasë të vrarë derisa kanë ikur nga enklava.