Sot Mali i Zi zyrtarisht do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s.
Mali i Zi, një shtet i vogël në juglindje të Evropës, nga sot do të ketë ulësen e tij në takimet formale dhe joformale të NATO-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së bashku me nënsekretarin e shtetit për çështje politike, Thomas Shannon, do të marrin pjesë në ceremoni, transmeton Koha.net.
Kjo ceremoni do të mbahet në prani të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markovic, të cilit do t’i dhurohet instrumenti për anëtarësim në NATO.
NATO më 19 maj 2016, ka nënshkruar Protokollin për pranimin e Malit të Zi. Ndërkaq, Parlamenti i Malit të Zi miratoi ligjin më 28 prill 2017.