Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdon fushata zgjedhore në Britaninë e Madhe

Pas sulmit vdekjeprurës në London Bridge, kryeministrja britanike Theresa May, sot ka nisur fushatën zgjedhore, pra tre ditë para zgjedhjeve kombëtare që do të mbahen ditën e enjte.

Sondazhet tregojnë se këto do të jenë zgjedhjet më të forta që janë mbajtur ndonjëherë në historinë e Britanisë së Madhe, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

May ka thënë se Britania e Madhe duhet të jetë më e ashpër për sa i përket ekstremizmit islamik, duke folur për sulmin në London Bridge ku vdiqën shtatë persona dhe u lënduan 48 tjerë.

Ajo ka thënë se “zgjedhjet e së enjtes do të vazhdojnë normalisht”, duke shtuar se nuk duhet lejuar që sulme të tilla të ndikojnë në procesin demokratik të vendit.

Një pjesë e partive politike e kanë pezulluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme pas këtij sulmi, por May tha se votimet do të mbahen ashtu siç është paraparë, më 8 qershor.

Kjo fushatë është ndaluar për disa ditë muajin e kaluar, pas sulmit në koncertin Ariana Grandes në Manchester, por që May ka kërkuar që kjo të mos ndodh më.