Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke e akuzuar për destabilizimin e rajonit.
Sipas këtyre shteteve, Katari mbështet grupet terroriste përfshirë edhe Shtetin Islamik, ISIS, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia Saudite shtetërore e lajmeve SPA, ka thënë se Riyadh kryeqyteti i Arabisë Saudite, ka mbyllur gjithë kufijtë e saj përfshirë edhe detin dhe çdo kontakt edhe ajror me Katarin.
“Kjo u bë për të mbrojtur sigurinë kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe ekstremizmit”, ka thënë një zyrtarë.
Bëhet e ditur se Katari ka dhënë disa aeroplanë luftarakë për të kryer sulme ajrore kundër rebelëve.