Theresa May vetëm pas sulmit në Londër deklaroi se terrorizmit i duhet thënë mjaft, por duket se policët që ju përgjigjën tre agresorëve në afërsi të urës së Londër, kishin dalë në këtë përfundim më herët.
8 oficerë policie zbrazën rreth 50 plumba ndaj tre terroristëve që sulmuan civilët me thika, një numër i paprecedent plumbash i përdorur ndonjëherë nga policia britanike, sidomos në një incident të vetëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReagimi i ashpër i policisë, plotësisht i justifikueshëm në atë situatë, u konfirmua edhe nga shefi i antiterrorit Mark Rowley, transmeton tch.
Ky i fundit, deklaroi se policët duhej të siguroheshin që agresorët ishin të vdekur, mbi të gjitha pasi kishin veshur ato që dukeshin si jelekë eksplozivë, pavarësisht se më vonë u konfirmua që ishin të rremë.
Megjithatë, ai shtoi se ka nisur një hetim i brendshëm për të vlerësuar reagimin e policisë. Shumica e oficerëve të policisë në Britani janë të paarmatosur dhe përdorimi i armëve të zjarrit nga ata nuk është aspak i zakontë.