Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht sulmeve terroriste, zgjedhjet e planifikuara më 8 qershor megjithatë do të mbahen.
“Nuk mund të lejojmë që dhuna të prish procesin demokratik”, ka thënë May, duke shtuar se fushata do të vazhdojë në mënyrën se si është planifikuar nga dita e hënë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatë persona janë vrarë në sulmin e mbrëmshëm në London Bridge, duke u bërë ky sulmi i tretë terrorist në Britaninë e Madhe.
May gjithashtu ka shtuar se vendi duhet të bashkëpunojë për të mposhtur armiqtë e tyre.