Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të vdekur dhe 48 të lënduar në sulmet në Londër

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe së paku 48 janë në lënduar në tre sulmet e mbrëmshme në Londër, në të cilën tre prej sulmuesve janë qëlluar për vdekje nga policia, raporton BBC.

Një minibus mbrëmë në urën “London Bridge” ka shkelur këmbësorët, para se tre persona të dilnin dhe të thernin njerëzi në Borough Market, transmeton Koha.net. Zyrtarët e armatosur qëlluan të dyshuarit brenda tetë minutave nga thirrja e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa sulmi tjetër kishte ndodhur në zonën Vauxhall.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në pesë spitale të ndryshme, kurse më shumë se 80 mjekë u dërguan në vendngjarje.

Një nga të lënduar raportohet se është edhe një polic i transportit britanik, i cili ishte therur gjatë këtij incidenti, gjendja e tij është serioze, por jashtë rrezikut për jetë.