Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy nga incidentet në Londër shpallen si sulme terroriste

Dy nga tri incidentet që ndodhën në Londër mbrëmjen e së shtunës, janë deklaruar si incidente terroriste.

Policia britanike ka thënë se sulmi në London Bridge dhe ajo afër Borough Market janë të lidhura me terrorizëm, ndërsa incidenti tjetër nuk ka këso lidhje. Në incidentin tjetër që ndodhi në Vauxhall ndodhi një sulm me thikë dhe thuhet se nuk lidhet me dy sulmet tjera

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave britanike, deri tani dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur, shkruan The Telegraph, transmeton Koha.net.

Raportohet se janë lënduar rreth 20 persona.