Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga përfaqësues të biznesit amerikan të punojnë me administratën e presidentit Donald Trump, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Duke folur në ngjarjen “Dialogu i Biznesit Rusi-SHBA” në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg , Putin u kërkoi udhëheqësve të pranishëm të SHBA-ve, "të ndihmojnë në rivendosjen e një dialogu normal politik".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka deklaruar se Moska është duke punuar për të “normalizuar” marrëdhëniet dypalëshe. Rusia dhe Moska kishin nivel të ulët të bashkëpunimit gjatë udhëheqjes së ish presidentit amerikan, Barack Obama.
Disa nga çështjet problematike ishin, aneksimi i rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, mbështetja aktive e Moskës ndaj separatistëve në Ukrainën lindore dhe mosmarrëveshjet mbi konfliktin në Siri.
Putin shtoi se Moska mbështet projekte të përbashkëta midis bizneseve ruse dhe amerikane.
"Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë qenë një partner tregtar i rëndësishëm për ne", ka thënë Putin.