Një person i armatosur ka vrarë veten të mërkurën, pas shpërthimit në një kazino të Manilas ka thënë policia e Filipineve.
Policia bëri të ditur se ata kanë gjetur 34 persona të vdekur në kazino, të cilët me sa duket vdiqën nga asfiksia, ndërsa kazinoja po digjej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMotivet e vrasjes nuk janë bërë të ditura dhe Policia ka thënë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizëm.
Shefi i Policisë Kombëtare Ronald dela Rosa i ka thënë radios DZM se njeriu mund të ketë qenë duke u përpjekur për të vjedhur.
Herët në mëngjes, trupi i të dyshuarit të armatosur u gjet në një dhomë hoteli në kompleksin pranë aeroportit ndërkombëtar në Manila.
Sipas policisë, i dyshuari kishte vrarë veten duke u ndezur me benzinë .
Zyrtarët thanë se të paktën 54 veta u lënduan në zjarrin e kazinosë, si dhe gjatë betejës së njeriut me policinë. Disa janë të lënduar rëndë, pasi nxituan të shpëtonin, për shkak që, fillimisht kishte dyshime se ishte një sulm terrorist.
Shefi i Policisë gjithashtu ka paralajmëruar se grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS) mund të pretendojë gabimisht se qëndron prapa incidentit. Kjo pasi ushtria e vendit po lufton militantët e lidhur me Shtetin Islamik, për kontrollin e qytetit mbizotërues mysliman të Marawit në ishullin jugor të Mindanao.