Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.
Edhe pse Trump tha se kjo tërheqje është bërë për të mos lejuar dobësimin e ekonomisë amerikane, ndërsa Obama thotë se shtetet që mbesin pjesë e marrëveshjes do të kenë përfitime në punë dhe industri.
“Besoj se SHBA duhet të jetë në krye të Marrëveshjes. Por edhe mungesa e lidershipit amerikan, edhe pse kjo administratë i bashkohet shteteve të pakta që refuzojnë të ardhmen, jam i sigurt se shtetet tona, qytetet dhe bizneset do të ngritën dhe do të bëjnë më shumë për të udhëhequr rrugën dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme të planetit tonë”, thuhet në njoftimin e Obamas.