KINË , 1 qershor – Nisma ”Një Brez dhe Një Rrugë” është politika më ambicioze gjeopolitike dhe ekonomike e presidentit kinez, Xi Jinping.
Nisma, që u propozua nga Xi në fund të vitit 2013, synon të krijojë një rrjet tregtie dhe infrastrukture për të lidhur më mirë Kinën me vendet e Azisë Qendrore, Azisë Juglindore, Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Brezi” nënkupton transportin tokësor dhe rrugët tregtare, ndërsa “Rruga” do të përbëhet nga lidhjet detare midis porteve.
Në veçanti, Kina dëshiron të krijojë partneritete me vendet e tjera për të ndërtuar porte, hekurudha dhe termocentrale, si dhe për të forcuar lidhjet përmes arsimimit.
Sipas vëzhguesve , Kina dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj tek fqinjët nëpërmjet diplomacisë së infrastrukturës.
Ajo ka nevojë për një plan për të zgjidhur shqetësimet ekonomike të vendit duke ndihmuar krahinat e pazhvilluara që të arrijnë bregdetin e saj të pasur, të lehtësojë eksportet dhe përmirësojë industrinë.
Kina ka investuar rreth 40 miliardë dollarë për të financuar nismën, Banka për Zhvillim e Kinës thotë se tashmë po ndjek më shumë se 900 projekte në 60 vende me vlerë më shumë se 890 miliardë dollarë.
Muajin e kaluar, Xi u zotua për 100 miliardë dollarë shtesë në investime, financim dhe ndihmë për projektet e nismës “Brezi dhe Rruga” gjatë një periudhe kohore të paspecifikuar.
Nisma deri tani ka marrë mbështetje kryesisht nga vendet e Azisë Qendrore, JugLindore, Afrikës dhe Lindjes.
Liderët e Europës Perëndimore dhe Azisë Lindore janë gjithashtu të përfshirë në diskutime, por ata kanë kritikuar mungesën e strukturës së iniciativës dhe shprehën shqetësime në lidhje me transparencën, tenderat publikë dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen sociale dhe mjedisore.
Nismës ” Brezi dhe Rruga” i mungon një afat kohor i caktuar.
Disa projekte të saj, si korridori ekonomik i Kinës dhe Pakistanit filluan dekada më parë dhe më pas u bashkëngjitën me planin e Xi.