Shtetet e Bashkuara thonë se kanë filluar t’i furnizojnë me armatim luftëtarët kurdë në Siri, sipas planit i cili e ka zemëruar Turqinë, aleatin amerikan në NATO.
“Ne kemi filluar transferin e armëve të vogla dhe makinave për elementet kurde” të Forcave demokratike siriane, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway, duke iu referuar aleancës kurdo-siriane, që lufton lundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ankaraja, e cila konsideron se Njësitet e mbrojtjes popullore të kurdëve në Siri (YPG) janë grup terrorist i lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e jashtë-ligjshme në Turqi.
Uashingtoni ka thënë se armatimi i aleancës kurdo-siriane është i domosdoshëm për rimarrjen e qytetit Raka, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Siri.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, po ashtu, konsiderojnë se Partia Punëtore e Kurdistanit, që për dekada ka udhëhequr kryengritje në Turqi, është organizatë terroriste.