Kandidati gjerman për kancelar nga qendra e majtë, Martin Schulz, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se ai po shkatërron vlerat perëndimore dhe se është duke shkatërruar mundësinë për bashkëpunim ndërkombëtar.
Schulz ka folur para gazetarëve në Berlin, me ç’rast ka thënë se Trumpi “është shkatërrues i të gjitha vlerave perëndimore”, duke shtuar se ka minuar bashkëpunimin paqësor mes kombeve bazuar në respektin e ndërsjellë dhe tolerancën, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dikush duhet kundërshtoj një njeri me ideologji të tillë të riarmatimit”, ka thënë Schulz.
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë ditës së martë ka kritikuar Gjermaninë për suficit tregtar dhe për nivelet e shpenzimeve ushtarake, një ditë pasi kancelaria gjermane Angela Merkel ka folur për dyshimet e saj në lidhje me besueshmërinë e tyre me një aleat si SHBA.