Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se ndalesa ndaj deputetit të Kuvendit të Malit të Zi, Miodrag Vukoviq, është bërë për shkak se Podgorica u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.
“Nuk është gjë sekrete se Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, përfshirë edhe ato kundër individëve”, tha Zakharova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMëtutje, ajo ka theksuar se “ne kemi thënë çdoherë se e rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë masa hakmarrëse në bazë të reciprocitetit, siç shtë e zakonshme në diplomaci”, tha Zakharova, duke shtuar se “do të paraqesim shpjegime të duhura te pala malazeze”.
Miodrag Vukoviq pretendon se incidenti kishte motive politike.
Autoritetet ruse e kanë përzënë dje nga Moska anëtarin e Kuvendit të Malit të Zi, Miodrag Vukoviq.
Vukoviq, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, e ka kaluar natën në Aeroportin Domodedovo të Moskës, në zonën tranzite, para se të dëbohej.