Ministri i Brendshëm izraelit, Aryeh Deri dhe bashkëshortja e tij, të dyshuar për mashtrim fiskal, u morën në pyetje nga policia në kuadër të një hetimi të gjerë antikorrupsion, theksojnë mediat e këtij vendi.
Aryeh Deri është shef i Shass, një formacion ultraortodoks që ka shtatë deputetë nga 120 dhe është pjesë e maxhorancës së qeverisë së djathtë të Benjamin Netanyahut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka konfirmuar se një hetim që përfshin një zyrtar dhe bashkëshorten e tij kishte nisur dhe se 14 të dyshuar të tjerë ishin ndaluar, pa dhënë shumë detaje.
Aryeh Deri, 58 vjeç, ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm nga viti 1988 deri 1993.
Ai u dënua në vitin 2000 me tre vjet burg për marrjen e një ryshfeti prej 155 000 dollarësh dhe për mashtrim dhe abuzim të besimit.
Radioja publike theksoi se Aryeh Deri ishte marrë në pyetje me bashkëshorten nga njësia e policisë e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit.