Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se numri i viktimave nga epidemia e kolerës në Jemen në muajin e fundit është rritur në 473.
Në një raport të përgatitur nga OBSH thuhet se që nga 27 prilli e deri më tani kolera është vërejtur te 52 mijë persona dhe se 473 persona kanë humbur jetën nga epidemia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit, vetëm në dy ditët e fundit në 19 qytete janë regjistruar mbi 13 mijë raste të dyshimta të kolerës.
Krahas organizatave ndërkombëtare si OBSH, Fondi Emergjent i Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Kryqi i Kuq, ndihma mjekësore në Jemen kanë dërguar edhe Qendra Humanitare e Mbretit Selman, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hënat e Kuqe të Katarit.
Rreth tre milionë njerëz të shpërngulur si pasojë e luftimeve që vazhdojnë në Jemen prej më shumë se dy viteve, çdo ditë ballafaqohen me rrezikun e infektimit nga kolera si rezultat i mungesës së ujit të pastër për pije dhe grumbullimit të mbeturinave.