Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytje në Sri Lanka, 146 të vdekur 500 mijë të zhvendosur

Forcat e shpëtimit vazhduan edhe sot punën në përpjekje për të shpërndarë ndihma për një gjysmë milionë shtetas të Sri Lankës përfshirë nga përmbytjet më të rënda në ishull që prej 10 vitesh duke shkaktuar të paktën 146 të vdekur.

Një qetësim i motit ka mundësuar uljen e nivelin të ujërave në disa zona duke hapur një dritare për dërgimin nga autoritetet të një ndihme për të pastrehët që kanë humbur gjithçka, transmeton atsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë fshatra vazhdojnë të jenë nën ujë edhe sot”, sipas zyrtarëve.

Ekipe mjekësore janë dërguar në zonat më të prekura për të penguar shfaqjen e sëmundjeve si kolera.

“Ne kemi ekspertizën për t’i bërë ballë kësaj lloj situate”, deklaroi ministri sri-lankas i Shëndetësisë, Rajitha Senaratne.

Shirat e dendr që prej të premtes kanë qenë origjina e rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve në jug dhe perëndim të ishullit.