Shërbimi i inteligjencës të jashtme gjermane BND kanë spiunuar gazetarët e BBC, The New York Times, Reuters e disa media të tjera për më shumë se një dekadë, raporton Der Spiegel, transmeton koha.net.
Organizata Reporters Without Borders e ka quajtur këtë përgjim të dyshuar “si një sulm monstruoz në lirinë e shtypit”, sipas Der Spieleg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDer Spiegel ka raportuar se BND ka listuar së paku 50 numra të telefonit, faksit dhe email adresa të gazetarëve apo të dhomave të lajmeve në listën e saj me fjalën kyçe “përzgjedhëse” për mbikëqyrje që nga viti 1999, transmeton koha.net.
Aty përfshihet dhjetëra numra të Korporatës BBC me selinë e saj në Londër dhe Afganistan, si dhe BBC World Service, kanë thënë Der Spiegel gjerman.
Një numër i madh i The New Times gjithashtu ishte në listë dhe të numrave mobil satelitor të agjencisë Reuters në Afganistan, Pakistan dhe Nigerisë.
Agjencia e inteligjencës gjermane BDM ka refuzuar që të komentoi, ka thënë gazeta gjermane Der Spiegel.
Ndërsa nga BBC ka thënë: “Ne jemi shumë të zhgënjyer nga dëgjimi i këtyre pretendimeve. Ne thërrasim të gjitha qeveritë që të respektojnë funksionimin e një shtypi të lirë”.
