Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasjet politike në thelb të patriotizmit amerikan

Megjithëse analizat konceptuale dhe logjike hyjnë në mesin mjeteve primare të studimeve të filozofëve, ata gjithsesi, siç e thekson edhe John Dewey, i përdorin këto mjete për të “qartësuar” mosmarrëveshjet morale e shoqërore të kohës.

Dhe janë pikërisht ngjarjet e papritura politike, si këto që po zhvillohen së fundi në dy brigjet e Atlantikut, që na detyrojnë t’i kthehemi edhe një herë seriozisht kësaj teme, shkruan Gary Gutting, përcjell sot Koha Ditore. Dhe kjo ma ka mbushur mendjen që t’i tjerrë pikëpamjet e mia për patriotizmin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 2012 kur kishte kaluar gjysma e kohës së presidencës së Barack Obamas, shkrova një shkrim për 4 Korrikun, ku rrekesha të shpjegoja ndjenjat e mia patriotike për këtë vend.

Fokusi im ishte një kundërthënie e dukshme në idenë e patriotizmin si virtyt moral.

Patriotizmi dukej se kërkonte përkushtim ndaj së mirës së këtij vendi të veçantë, edhe atëherë kur e mira e tij ishte në kundërshtim të madh me të mirën e përgjithshme të gjithsecilit (ju edhe mund të thoni, “Së pari Amerika!”). Dashuria për një vend të caktuar dukej se ishte në konflikt me kërkesat universale të etikës. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)