Djali i Muhammed Alis është ndaluar në aeroportin e Floridës për dy orë, ndërsa ka thënë se është ndaluar vetëm pse ishte mysliman, transmeton koha.net.
Muhammad Ali Jr është duke konsideruar një padi për shkak të ndalesës që i është bërë atij në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood, kur është kthyer nga Xhamajka më 7 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte së bashku me nënë e rij, Khalilah Ali, gruan e parë të Muhammad Ali, kur është ndaluar nga oficerët e emigracionit, transmeton koha.net.
Nëna e tij ka kaluar, por ai është ndaluar dhe dërguar në një dhomë të vogël, duke u marrë në pyetje për dy orë.
44-vjeçari Ali Jr. sipas TMZ është pyetur dy herë nëse ai është mysliman, e gjithashtu kur ka dorëzuar pasaportën në sportel.
Nëna e tij nuk kishte ide se ku ishte ai gjatë gjithë kësaj kohe/
Ali Jr është duke konsideruar që të padis Thesarin e SHBA-së dhe ata të Sigurisë Kombëtare për këtë incident.
Incidenti ka ndodhur vetëm katër ditë pasi një gjykatës federal ka ndaluar ligjin e Trump për ndalimin e emigracionit.
Ndalimi për të hyrë në SHBA është për emigrantë nga 7 vende me shumicë myslimane.
{gallery}