Autori i dyshuar i sulmit të Manchesterit, Salman Abedi ka kaluar transit nga aeroporti “Ataturk” në Stamboll me destinacion Evropën, njoftoi sot një zyrtar i lartë turk.
“Mund të konfirmoj se ai ka kaluar transit nga aeroporti “Ataturk” i Stambollit. Por ndërkohë nuk i është komunikuar Turqisë asnjë sinjalizim nga ana e shërbimeve sekrete para sulmit të Manchesterit”, deklaroi ky burim për median në kushte anonimiteti, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtari i lartë nuk dha detaje mbi itinerarin e saktë të të dyshuarit, as datën e kalimit transit nga Stambolli.
Një person i afërt i familjes konfirmoi dje për median se Salman Abedi ndodhej në Libi para se të nisej drejt Britanisë së Madhe katër ditë para sulmit.