Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkurtimi i buxhetit do t'ia “pamundësonte” punën OKB-së

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zvogëluar fondet për Kombet e Bashkuara, do t’ua bëjë “të pamundur” atyre të vazhdojnë punën, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Trump ka propozuar zvogëlimin e fondeve për diplomacinë dhe ndihmën amerikane për një të tretën ose për 19 miliardë dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fondet paqeruajtëse të OKB-së do të zvogëloheshin për 1 miliard dollarë, ndërsa ato të organizatave ndërkombëtare për 44 për qind.

“Shifrat e prezantuara do ta bëjnë të pamundur për OKB-në të vazhdojë gjithë punën e saj të rëndësishme, për avancimin e paqes, zhvillimit, të drejtave të njeriut dhe ndihmës humanitare”, tha Dujarric.

Kongresi e ka fjalën e fundit mbi shpenzimet e SHBA-së dhe ligjvënësit amerikanë kanë thënë se nuk i mbështesin shkurtimet e tilla drastike.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në OKB, duke paguar 22 për qind të buxhetit bazë prej 5.4 miliardë dollarësh dhe 28.5 për qind të buxhetit paqeruajtës prej 7.9 miliardë dollarësh.