Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha sot se ndërtimi i murit me Meksikën pritet që të fillojë shumë më herët se sa ishte planifikuar.
Ai theksoi këtë në një tubim me konservatorët, deri sa ishte duke folur për planet e tij mbi migrimin dhe ndalimin e hyrjeve të paligjshme në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do ta ndërtojmë murin. Do të nisë shumë shpejt. Përpara kohës së paraparë”, tha presidenti amerikan.
Ai shtoi se do të rrisë shpenzimet në ushtri, ndërsa duke folur për luftën kundër terrorizmit, tha se planifikon “të çrrënjosë Shtetin Islamik nga faqja e Tokës”.
Trump u zotua se “do t’i mbajë terroristët radikalë islamikë jashtë vendit” dhe përmendi Suedinë, Gjermaninë dhe Francën si vende ku imigracioni ka çuar në krim.
Trump po ashtu përsëriti kritikat për “lajmet e rreme” në media”.
“Ato janë armiq të njerëzve, sepse nuk kanë burime”, tha Trump.
Presidenti tha se administrata e tij planifikon veprime të guximshme për të hequr kufizimet mbi burimet e energjisë në SHBA, përfshirë shistin argjilor, gazin natyror dhe qymyrin.
Ai po ashtu u zotua se do të reduktojë tatimet për klasën e mesme amerikane.