Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

HRW: Irani “klub i burrave”, ku gratë diskriminohen

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se gratë në Iran përballen me diskriminim të madh dhe pengesa të tjera në vendet e punës.

Në raportin e publikuar sot, me titull “Një klub i burrave”, Human Rights Watch tha se Teherani ka nevojë për reforma serioze ligjore dhe sociale, për të ndryshuar trendin negativ për gratë, të cilat përbëjnë vetëm 17 për qind të fuqisë punëtore të Iranit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti thekson se përqindja e grave që punojnë në Iran është nën mesataren prej 20% në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Në nëntor të vitit 2016, vetëm 6 për qind e anëtarëve të Parlamentit të Iranit kanë qenë gra, ndërsa mesatarja globale është rreth 23 për qind.

Zyrtarët iranianë nuk i kanë lejuar kurrë gratë të kandidojnë për presidente.