Deputetët gjermanë, me arsyetimin se Ankaraja ka refuzuar t’iu ofrojë siguri, kanë anuluar të mërkurën vizitën në Turqi, ku kanë planifikuar që të bisedojnë me deputetët e partive opozitare, guvernatorët dhe grupet për të drejtat e njeriut në lidhje me referendumin e mbajtur muajin e kaluar.
Deputetja e Të Gjelbërve dhe nënkryetare e Bundestagut, Klaudia Rot tha se autoritetet turke njoftuan se delegacioni gjerman nuk do të ketë qasje në parlamentin në Ankara dhe as sigurim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo