Turqia po i vë veto bashkëpunimit të NATO-s me Austrinë, duke bllokuar aktivitetet e partneritetit të aleancës me 41 vende, ka mësuar BBC.
Turqia është anëtare e NATO-s, dhe ofron më së shumti muskujt ushtarakë pas SHBA-së, ndërsa Austria nuk është. Por Austria bashkëpunon shumë afër me NATO-në dhe ka më shumë se 400 trupa ushtarakë duke shërbyer në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkaraja është kritike e ashpër e veprimeve të Austrisë për të stopuar negociatat e Turqisë për anëtarësim në BE.
Një takim i NATO-s pritet të zhvillohet të enjten.
Një burim i mirinformuar i ka thënë BBC-së se tensionet e ngritura mes Turqisë dhe Austrisë parimisht kanë bllokuar bashkëpunimin e NATO-s me qeverinë në Vjenë për vitin e kaluar. Vetoja ka ndikuar në të gjitha aktivitetet e partneritetit të aleancës Perëndimore, ku përfshihen disa ish-shtete sovjetike, transmeton Koha.net.
Ueb-faqja gjermane e lajmeve “Die Welt” thotë se NATO tani po e merr parasysh reformimin e atyre partneriteteve, në mënyrë që çdo komb të nënshkruajë një marrëveshje individuale me NATO-n në mënyrë që të tejkalohet bllokada me Austrinë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar Austrinë për marrëdhënie të ftohta me BE-në.
Ai ka kritikuar edhe Gjermaninë, duke nxitur Berlinin të rishqyrtojë zbarkimin e forcës së saj ajrore në bazën ajrore turke Incirlik.
Erdogan u zemërua shumë kur Austria, Gjermania dhe Holanda ia ndaluan ministrave turq të bëjnë fushata në tokën e tyre para referendumit të muajit të kaluar, në të cilin ai ia doli të fitojë me rezultat të ngushtë.
Në mars të këtij vitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për dhënie fund të mosmarrëveshjes diplomatike mes Turqisë e Austrisë.
Kancelari austriak, Christian Kern, ka dalë kundër aksioneve të presidentit Ergodan ndaj shërbyesve civilë të dyshuar për përkrahje të grusht shtetit të dështuar të qershorit të kaluar. Ai ka thënë se BE duhet të reagojë duke stopuar bisedimet për anëtarësim të Turqisë.