Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin i gatshëm për antiterrorizëm me Londrën pas atentatit në Mançester

Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh i gatshëm të zhvillojë bashkëpunimin antiterrorist me Britaninë e Madhe pas atentatit vetëvrasës cinik dhe jonjerëzor në Mançester që bëri të paktën 22 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur, njoftoi Kremlini.

Shefi rus i shtetit i shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta kryeministres britanike, Theresa May dhe dënoi fuqishëm këtë krim cinik dhe jonjerëzor”, sipas një komunikate të Kremlinit, transmeton atsh raportimin e afp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Putin theksoi se “është i gatshëm të zhvillojë bashkëpunimin antiterrorist me partnerët britanike në nivelin dypalësh gjithashtu edhe në kuadrin e përpjekjeve ndërkombëtare”.

Të paktën 22 persona, shumica të rinj dhe të reja humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në Mançester Arena gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande.