Policia britanike ka thënë se 22 persona, përfshi edhe disa fëmijë, ka vdekur në sulmin vetëvrasës të ndërmarr nga një person pas një koncerti të Ariana Grandes në Manchester të hënën.
“Në këtë fazë, ne besojmë se sulmi i mbrëmshëm është kryer nga një person”, thotë shefi policor i Manchesterit, Ian Hopkins, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prioritet yni është të konstatojmë nëse ai ka vepruar i vetëm apo është pjesë e ndonjë rrjeti. Sulmuesi, mund të konfirmoj se ka vdekur në vend të ngjarjes. Ne besojmë se sulmuesi ka bartur mjet të improvizuar shpërthyes i cili, me të shpërthyer shkaktoi këtë tmerr”, shtoi Hopkins, transmeton Koha.net.