Kim Jong-nam, gjysmëvëllai i liderit verikorean, është vrarë me agjent toksik nervor, thanë zyrtarë të Malajzisë.
Ai ka vdekur javën e kaluar, pasi dy gra e kanë ndaluar, për kohë të shkurtër, në aeroportin e Kualla Llampurit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet në Malajzi thanë se Kim është sulmuar me agjentin nervor VX, i cili nga Kombet e Bashkuara është klasifikuar si armë e shkatërrimit në masë.
“Substanca kimike është e paligjshme. Është armë kimike. Jemi duke hetuar se si ka hyrë në vendin tonë”, tha inspektori i përgjithshëm i policisë në Malajzi, Khalid Abu Bakar.
Ka shumë dyshime se Koreja e Veriut është përgjegjëse për vrasjen, por Phenjani e mohon.