Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara një marrëveshje lehtësuese të borxhit për Greqinë.
Zyra e Macron ka thënë se presidenti ka folur në telefon me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, dhe ka theksuar “vendosmërinë e tij për të gjetur një marrëveshje shumë shpejt, për të ulur barrën e borxhit grek, për një periudhë të gjatë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është biseda e parë në mes të dy liderëve, që prej se Macron është zgjedhur president, më herët gjatë këtij muaji, transmeton Rel.
Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, do të bashkohet me ministrat e Financave të BE-së, gjatë 22 dhe 23 majit, ku pritet që bisedimet të kenë në fokus problemet e Greqisë me borxhin.
Tsipras shpreson që ministrat e Financës të eurozonës do të pajtohen gjatë kësaj jave, për një marrëveshje që do të lehtësojë kushtet e pagesës së borxhit të Greqisë.
Le Maire më 22 maj ka biseduar në Berlin me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schaeuble, për të përshpejtuar integrimin në eurzonë.
Le Maire ka thënë pas takimit se një panel dypalës do të shqyrojnë propozimet konkrete për nisjen e këtij procesi.