Së paku 20 policë afganë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur sot herët në mëngjes, kur militantët talibanë i kanë sulmuar disa pika të sigurisë së policisë në provincën e trazuar jugore, Zabul, kanë thënë zyrtarët.
Zyrtarët lokalë i kishin thirrë stacionet televizive afgane për të kërkuar ndihmë, pasi nuk kishin mundur të kontaktojnë me autoritetet e larta, duke theksuar moskoordinimin në radhët e niveleve të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto sulme të koordinuara janë bërë vetëm një muaj pasi talibanët i patën vrarë 135 pjesëtarë të forcave të sigurisë në provincën Balkh, që ishte sulmi më vdekjeprurës kundër bazave ushtarake afgane.
Aktualisht, raportohet se militantët talibanë e kanë lansuar “ofensivën pranverore” të tyre në fund të muajit të kaluar.