Qeveria spanjolle ftoi sot autoritetet e Katalonjës për të mbrojtur projektin e pavarësisë në Parlament sesa në sheshe publike, përpara një konference të madhe që pritet të mbahet të hënën në Madrid.
Presidenti i këtij rajoni të rëndësishëm në veri-lindje të Spanjës, Carles Puigdemont, pritet të prezantojë në kryeqytetin spanjoll një propozim për negociata me qeverinë spanjolle në kushtet e një referendumi për vetëqeverisje, ku Madridi nuk është aspak dakort.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendëpresidentja e qeverisë spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria ndërhyri veçanërisht në konferencën e shtypit të qeverisë për të theksuar se Puigdemont nuk kishte nevojë të merrte me qera një sallë të Bashkisë së Madridit kur Parlamenti është vendi i duhur për të prezantuar projektin e tij.
Por refuzoi të përgjigjej për një referendum për vetëqeverisje vetëm për katalanasit, duke bërë të ditur se Kushtetuta parashikon që të gjithë spanjollëve duhet t’u merret mendimi për çështje që prekin të ardhmen e tyre të përbashkët.