Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Garë në Iran për president reformator ose konservator

Filluan sot zgjedhjet presidenciale iraniane, ku vlen të theksohet përpjekja e presidentit në largim, Hassan Rohani, i cili po lufton për të mbajtur vendin në rrugën e reformave, transmeton atsh.

Rivali i tij kryesor, Ebrahim Raisi, është avokat dhe klerik i krahut më të ashpër konservator.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këto zgjedhje, që po konsiderohen si një referendum për përpjekjet e Rohanit për të hapur vendin e tij drejt Perëndimit, marrin pjesë 56 milionë iranianë.

Ndërkohë që Rohani mund të jetë i favorizuari nga opinioni publik, Raisi ka mbështetjen e një organizmi të fuqishëm shtetëror të klerikëve si edhe të medias zyrtare.

Vëzhguesit besojnë se shanset e Rohanit për një mandat të dytë janë te një pjesëmarrje e lartë në votime.