Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sot nënshkruhet marrëveshja për udhëtimin pa viza për ukrainasit

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, pritet që sot të nënshkruajnë një marrëveshje për të formalizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën.

Pas nënshkrimit në Strasburg, regjimi pa viza për ukrainasit pritet të hyjë në fuqi më 11 qershor, shkruan REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike, do të kenë mundësi që të udhëtojnë për në shtetet e BE-së pa viza.

Pasi anëtarët e BE-së miratuan liberalizimin e vizave më 11 maj, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se shteti i tij ka “finalizuar divorcin ndaj Perandorisë ruse”.