Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vetëm 27 për qind e votuesve britanikë u besojnë gazetave

Vetëm 27 për qind e votuesve besojnë te gazetat britanike, ndërsa 52 për qind thonë se përpiqen të dallojnë kush janë “fake news”, sipas një studimi të publikuar dje.

Studimi i bërë nga “ICM Unlimited” arriti në përfundimin se vetëm 45 për qind i besojnë televizionit kombëtar, BBC, por vetëm 13 për qind i besojnë lajmeve në median sociale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një e katërta e të pyeturve kanë thënë se kanë parë lajme të rreme në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme britanike që do mbahen më 8 qershor dhe 52 për qind se ishte e vështirë që të dallohej diferenca mes së vërtetës dhe mashtrimit në një lajm për zgjedhjet.

Shumica e njerëzve thonë se duhet më shumë veprim për të bllokuar “fake news”, me 28 për qind që pranojnë se kompanitë e medias sociale duhet të veprojnë më shumë, ndërsa 19 për qind mendojnë se gazetat duhet të marrin drejtimin dhe 18 për qind shprehen se BBC duhet të veprojë e para.