Ish presidenti amerikan, Barack Obama, ka njoftuar se vendimi "më i guxitshëm" që ka marrë përgjatë detyrës së tij është mosbombardimi i Sirisë.
Në një intervistë për Jack Schlossberg, nipin e presidentit të 35-të të SHBA-ve, John F. Kennedy, i cili ka humbur jetën si pasojë e një atentati, ish-presidenti Obama tha se "Vendimi që ka kërkuar më shumë guxim politik ka qenë mosbombardimi i Sirisë pas njoftimit në opinionin publik se në Siri ishte përdorur armë kimike dhe për bisedimet me ata (regjimin e Asadit) për eliminimin e armëve kimike."
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo