Gjenevë, 16 maj - Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se që nga fillimi i vitit e deri tani numri i refugjatëve që kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun është mbi 1.350.
Zëdhënësi i UNHCR-së, William Spindler, në një konferencë për mediat në Gjenevë, tha se ditën e diel ekipet italiane dhe libiane të shpëtimit kanë shpëtuar afërsisht 500 refugjatë nga katër gomone dhe anija tregtare "Ohio" në mes të Mesdheut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi ka theksuar se trupat e 7 refugjatëve të vdekur si pasojë e mbytjes së një gomoneje gjatë fundjavës bashkë me refugjatët e shpëtuar janë dërguar në qytetin portual Trapani në ishullin e Siçilisë në Itali, Spindler ka njoftuar se kanë humbur 20 refugjatë të tjerë në mesin e të cilëve ndodhen gra dhe fëmijë. Ndër të tjera Spindler ka njoftuar se janë të shqetësuar për jetën e refugjatëve të cilët janë nga Nigeria, Bregu i Fildishtë dhe Bangladeshi.