Shkencëtarët do ta intensifikojnë studimin e rajoneve polare të Tokës në kuadër të fushatës dyvjeçare për përmirësimin e parashikimeve të motit global dhe për minimizimin e rreziqeve të ndërlidhura me ndryshimin e shpejtë klimatik.
Organizata Botërore e Meteorologjisë ka njoftuar se më se 50 organizata nga më se 20 vende, do t’ia kushtojnë nga një vit të plotë studimit për përmirësimin e kapaciteteve parashikuese në Arktik dhe Antarktik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshimet klimatike ndikojnë shumë në rajonet polare, duke u nxehur dyfish më tepër se pjesa tjetër e botës, me ç’rast ndodhin shkrirje të shpejta të akullnajave dhe akullit detar, shkruan REL.
Por, për shkak të klimës së ashpër, këto rajone janë të lëna pasdore nga shkencëtarët, megjithqë kanë rëndësi të madhe në ndikimin e sistemeve të motit dhe në territoret në jug ose në veri të ekuatorit, ku jetojnë miliarda njerëz.
“Ngrohja e masave ajrore të Arktikut dhe zvogëlimi i akullit detar besohet se kanë ndikim në qarkullimin oqeanik dhe rrymave ajrore, që potencialisht janë të ndërlidhura me fenomenet ekstreme, siç janë periudhat e të ftohtit, valët e nxehta dhe thatësia në hemisferën veriore”, tha mbrëmë shefi i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Petteri Taalas.
Parashikimet më të mira të motit dhe të kushteve të akullit detar në rajonet polare, do të mundësonin që liderët globalë “t’i reduktojnë rreziqet e së ardhmes”, të ndërlidhura me ndryshimet e shpejta klimatike, ka thënë Taalas.