Gazetari meksikan Javier Valdez, fitues i disa çmimeve për investigimet e tij, është qëlluar për vdekje në shtetin veri-perëndimor të Sinaloas.
Ai u vra kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës së tij në qytetin Kuliacan, ku Valdez punonte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo50-vjeçari ishte vlerësuar me çmimin për Lirinë Ndërkombëtare të Shtypit nga Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, për artikujt e tij mbi trafikun e drogës, shkruan tch.
Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë që nga fillimi i vitit. Vitin e kaluar, duke folur në promovimin e një libri të tij, Valdez tha: “Të jesh gazetar është njësoj si të jesh në listën e zezë”.
“Edhe pse mund të vishesh me anti-plumb e të rrethohesh nga truprojat, bandat do të vendosin ditën kur do të të vrasin”, tha ai.
Gjatë karrierës së tij, thuajse 30-vjeçare, Valdez shkroi shumë për trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë këtu organizatën famëkeqe të Sinaloas.
Karteli në fjalë konsiderohet përgjegjës për rreth 25 për qind të drogave ilegale që hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës.