Redaktori i edicionit të internetit të gazetës turke “Cumhuriet”, Oguz Guven, dje zyrtarisht është arrestuar, pasi që javën e kaluar ishte mbajtur në paraburgim.
Javën e kaluar është raportuar se Guven është mbajtur në paraburgim për shkak të raportimit lidhur me vdekjen e prokurorit publik, i cili humbi jetën në fatkeqësi automobilistike, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGuven është njëri prej 13 anëtarëve të redaksisë së “Cumhuriet”, të cilët përfunduan prapa grilave nën akuza për lidhshmëri me terrorizmin.
gazetë shpesh është kritike ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij, ndërsa ish-redaktori i gazetës, Can Dundar jeton në ekzil në Evropë.
Në burgjet turke ndodhen 145 gazetarë, mes të cilëve edhe korrespondenti gjerman, Deniz Yucel.