Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut mund të ketë lidhje me sulmin global kibernetik

Janë ngritur pyetje të shumta se kush mund të jetë prapa sulmit më të madh global kibernetik. Një teori së fundmi e ka lidhur sulmin me Korenë e Veriut, ani pse ende është i pasigurt një përfundim I tillë.

Dyshimet bien mbi një grup të quajtur ‘Lazarus’, i njohur për sulmin kibernetik ndaj Sony Pictures në vitin 2014 dhe një tjetër ndaj një banke në Bangladesh në vitin 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Besohet se grupi Lazarus vepronte në Kinë, por në emër të koreanëve të veriut.

Ekspertët e sigurisë janë duke e lidhur këtë grup me sulmin global kibernetik, pas një zbulimi nga hulumtuesi i sigurisë në Google, Neel Mehta, transmeton kp. Ai gjeti ngjashmëri në mes kodit të softuerit dhe mjeteve të tjera që besohet se janë krijuar nga grupi Lazarus në të kaluarën.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e provave, por ka të dhëna të tjera të cilat duhet të merren në konsideratë, shkruan sot BBC.