Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia nis votimin për masat e reja të kursimit, kërkesë e kreditorëve

Qeveria greke nisi sot procedurën parlamentare për miratimin e masave të reja të kursimit me kërkesë të kreditorëve, mëse e nevojshme për të vijuar shpëtimin financiar të vendit dhe për të zbutur situatën e borxhit, njoftoi agjencia greke e lajmeve ”Ana”.

“”Qeveria ka rishikuar me ulje parashikimin e saj për rritjen ekonomike në vitin 2017, në 1,8 për qind të PBB kundrejt 2,7 për qind parashikuar nga ligji i Financave dhe 2,1 për qind nga Komisioni Evropian”, saktësoi Ana, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto të dhëna janë përfshirë në projektin e kuadrit buxhetor 2017-2021 depozituar dje në mbrëmje në Parlament me projektligjin për raundin e ri e masave shtrënguese buxhetore.

Ky tekst parashikon për 2019 dhe 2020 rritje të reja të nivelit të taksave, duke përfshirë mbi të ardhurat në kufirin e pragut të varfërisë, dhe ulje të pensioneve, masat e 14-ta në numër që nga fillimi i krizës, me një vlerë të përgjithshme prej 4,5 miliardë euro, sipas Ana.