Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar të shtunën në Pekin me presidentin e zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, situatën në rajon, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.
Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve janë gjithnjë e më të mira dhe se është e domosdoshme që të mbahet trendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka falënderuar Erdogan për inkurajimin e kompanive turke që kapitalin e tyre ta investojnë në Serbi.
Ndërsa, presidenti Erdogan tha se Serbia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Kemi marrëdhënie të mira dhe shpresoj se këtë bashkëpunim do ta zgjerojmë në të gjitha fushat”, theksoi Erdogan, përcjell ksp.
Ai i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit Vuçiq që menjëherë pas marrjes së postit të presidentit ta vizitojë Turqinë.