Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se dëshiron që të lëvizë shpejt për të emëruar një drejtor të ri të FBI-së, për të zëvendësuar James Comey, të cilin e shkarkoi këtë javë,

Trump u tha gazetarëve që udhëtonin me të me Air Force One se ai mund të emërojë një shef të ri të FBI-së, përpara se të nisë turneun e parë jashtë vendit, që është planifikuar për javën e ardhshme, raporton Reuters, transmeton Rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe kjo është e mundshme”, ka thënë Trump.

Presidenti Donald Trump e shkarkoi James Comey më 9 maj.