Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot liberalizimin e vizave për qytetarët e Ukrainës.
Përfaqësues të Këshillit Evropian dhe të Parlamentit Evropian do të vulosin vendimin në Strasburg, më 17 maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, regjimi pa viza për Ukrainën do të hyjë në fuqi nga 11 qershori.
Vendimi do të vlejë për të gjithë qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike.
Ata do të mund të hyjnë pa viza në të gjitha shtetet e BE-së, përveç Irlandës dhe Britanisë, dhe do të mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditëshe.
Vendimi iu vlen edhe për katër shtete që nuk janë në zonën e lëvizjes së lirë Schengen: Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni dhe Zvicra.