Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump do të takohet me Lavrov në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Segei Lavrov më 10 maj në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për Sirinë dhe çështje të tjera ndërkombëtare, kanë njoftuar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Trump pritet të takohet me Lavrovin, pas takimit që ky i fundit është paraparë të zhvillojë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson më 10 maj, transmeton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët kanë thënë se ky takim në fokus do të ketë Sirinë, marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

Pavarësisht dallimeve mbi çështjen e Sirisë, kjo mbetet një fushë ku Rusia dhe SHBA mund të gjejnë mundësi që të punojnë së bashku për të luftuar grupin militant, Shteti Islamik dhe grupe të tjera ekstremiste.

Lavrov do të vizitojë Washingtonin për herë të parë që prej vitit 2013 me një plan të Rusisë për t’i dhënë fund dhunës në Siri, pas hyrjes në fuqi javën e kaluar të marrëveshjes për Sirinë, të arritur mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë.