Marion Marechal-Le Pen, mbesa e Marine Le Pen e cila pretendonte të bëhej udhëheqëse e Frontit Kombëtar, ka njoftuar se po largohet nga politika, shkruan gazeta britanike The Telegraph.
Marechal 27 vjeçare, e cituar nga gazeta Le Parisien, ka thënë se kjo është një “zgjedhje personale” që po lë skenën politike, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E respektoj zgjedhjen e saj. Unë e di sa e nevojshme do të bëhej politika për të”, tha Marine Le Pen pasi mori lajmin për mbesën e saj.
Thashethemet për largimin e saj nga politika u dhanë qysh në prag të humbjes së Le Pen në zgjedhje për presidente, por një gjë të tillë ajo e ka konfirmuar sot.