Rezultatet e hershme tregojnë se kandidati liberal Moon Jae-in do ta zëvendësoj ish-presidentin e rrëzuar Geun-hye, madje mediet e huaja raportojnë se shpallja e fitores së tij është e sigurtë.
Moon ka thënë se do të jetë një president për gjithë njerëzit në vend, pa u dalluar asnjë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoon një 64 vjeçar ishte avokat i të drejtave të njerëzve.
“Kjo është një fitore e madhe për një popull të madh të cilët ishin me mua, ne bashkë do ta ndërtojmë një shtet me të drejta të barabarta”, tha Moon.
Moon ishte në avantazh me 39.36% të votave, i ndjekur nga kandidati konservator Hong Jun-pyo në 26.71% dhe centristi Ahn Cheol-soo me 21.8%.
Pjesëmarrja e popullit ishte më e madhja ndonjëherë që nga viti 1997. Kanë votuar më shumë se 33.8 milionë njerëz.